Plagoset kryebashkiaku/ Ish-shoferi hedh granatën në zyrë, plagoset edhe sekretarja e Fatos Tushes
31/12/2019 17:07

Qyteti i Lushnjes u trondit mëngjesin e së martës nga një ngjarje e rëndë ku mbeti i plagosur kryetari i Bashkisë së këtij qyteti, Fatos Tushe dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu. Ngjarja ndodhi në godinën e bashkisë, pikërisht në zyrën e kryetarit, ku ish shoferi i tij Gëzim Saraci, hedh një granatë dhe largohet. Autori Saraçi, sipas informacioneve të Top Channel, ka hyrë në zyrën e kryetarit të bashkisë, rreth orës 8:15, ku disa minuta më pas, kanë pasur një konflikt verbal midis tyre me tone të larta. Kjo e ka shtyrë sekretaren Qalliu, që të hap derën për të parë se çfarë po ndodhte, e pikërisht në ato moment, ish shoferi, hedh granatën e dorës dhe largohet, duke i lënë të dy të plagosur. Tushe dhe Qalliu, u dërguan në spitalin e Lushnjes për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe të jashtë rrezikuar për jetën, më pas u dërguan në spitalin e traumës për ndihmë më të specializuar. Kryetari i Bashkisë, ka marrë dëmtime të lehta në pjesën e djathtë të kraharorit dhe në këmbë, ndërsa, sekretarja e tij, u dëmtua më rëndë, në pjesën e fytyrë dhe në dorë. Motivet e kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta dhe po punohet për zbardhjen e tyre, megjithatë dyshohet për konflikte të lindura kohët fundit në raportet mes Tushës dhe Saraçit. Ky i fundit ka qenë shofer për rreth gjashtë vite i kryetarit të bashkisë, për tu shkëputur dy vite e gjysmë më parë. Ngjarja po hetohet nga një grup i posaçem hetimor i departamentit të policisë kriminale, të cilët hynë në godinën e bashkisë për të mbledhur provat e kësaj ngjarjeje, ku u përdorë një granatë dore. Ndërkaq, policia është vënë në ndjekje të autorit Gëzim Saraçi dhe për këtë arsye ka ngritur postblloqe të shumta në hyrje daljet e qytetit të Lushnjes, por edhe në qytete të tjera, si ne Plepa të Durrësit, apo në hyrje të Vorës.

Top News – Zgjerimi i Tiranë-Durrës. Kilometrat e para hapen në fillim të muajit maj
09/04 18:06
Top News – Rekursi për daljen jashtë vendit. Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut
09/04 17:59
Top News- Mickoski po fshin gjuhën shqipe / Ali Ahmeti letër ndërkombëtare-Po zhbëhen arritjet
09/04 17:57
Top News- Përndjekja e krimeve të ’97/ Vranë për hakmarrje, dy vëllezërit 3 dekada të fshehur
09/04 17:16
Top Channel/ IKMT aksion në Vlorë, shembet objekti i ndërtuar pa leje
09/04 17:15
Top News- Kinezet, prostitucion në Golem / Arrestohen katër të huaja në një shtëpi me qira
09/04 17:02
Top Channel/ Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: ja kur do të hapet aksi
09/04 16:51
Top News – Do ndëshkojë ‘të padobishmit’ e NATO-s / ‘Pëshpëritësi i Trumpit’ në Shtëpinë e Bardhë
09/04 15:51
Top News- Çifti zhvendos shtëpinë, literalisht…‘E ngarkon’ mbi kamion, ishte në truallin e gabuar
09/04 15:47
Top News – Praktika e njësuar e GJL: Arrest me burg për të gjithë, apo shqyrtime individuale?
09/04 15:44
Top News – Denoncimi i Braçes: Kompania “Lufra” fushatë kundër qumështit vendas
09/04 15:42
Top Channel/ Tradita e Pashkëve, 80-vjeçarja lyen 200 vezë për festën e Pashkëve
09/04 15:31
Top Channel/ Pitbulli kafshoi të miturën, paditet bashkia në Vlorë, banorët të shqetësuar
09/04 15:28
Top Channel/ Alarm për mashtrimet me SMS, qytetarët marrin mesazhe false
09/04 15:25
Top Channel/ “Bashkohen shqiptarët në Mal të Zi”, Forumi Shqiptar drejt unifikimit
09/04 15:23
Top Channel/ Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta shkoi në 210 lekë, benzina 173 lekë
09/04 15:18
Top Channel/ Rishikohet arresti me burg, Gjykata e Lartë shqyrton ndryshime për paraburgimin
09/04 15:07
Top News- ‘Sekseri’ i vrasjeve me pagesë / Kush është Leksi i Druve dhe përplasja me ish deputetin
09/04 15:04
Top News – Nisma urgjente e PD për naftën. PS ja rrëzon në seancë plenare, ‘bordi rregullon çmimin’
09/04 15:04
Top News – Irani, në pikën nga ku s’ka më kthim! Meloni: Po punojmë për lirinë e lundrimit në Hormuz
09/04 15:00