Nëse përshkon aksin rrugor Elbasan-Peqin nuk mund të mos të zejë syri plantacione të mëdha të mbjella me pjeshkë. Dikur edhe me subvencionimin e shtetit, fermerët investuan në këtë kulturë, ndërsa duket se pas 13 vitesh pritshmëritë nuk janë shumë të mira. Fermerët e Vidhasit janë të pakënaqur me çmimin e shitjes dhe me koston e punës deri në prodhim. Dikur këto toka mbilleshin me grurë e misër, por duket se pemtaria do të ishte më fitimprurëse ndaj dhe fermerët investuan të gjithë në një drejtim.