Disa dhjetëra të rinj nga Gjirokastra kanë mbjellë, me iniciativën e tyre, një numër fidanësh pishe të egër në një prej shpateve të kërcënuara seriozisht nga erozioni në zonën historike të qytetit. 100 vjet më parë ishin nxënësit e liceut të qytetit ata që inicuan kurorën e halorëve mbi qytetit e me sa duket historia po përsëritet.