Në 2 shtatorin e vitit të kaluar, Qeveria “Rama Tre” u konfigurua me një përbërje të disa ministrave kryesore të qeverive të kaluara, por edhe prurje të reja në kabinet. Numri dy i saj u caktua Arben Ahmetaj që do të kujdesej për rindërtimin, detyrë të cilën e ka patur edhe në mandatin e dytë por tani në një pozicion më të lartë si zëvendëskryeministër. Më herët ai ka qenë ministri i financave që nga mandati i parë i socialistëve. Olta Xhacka u konfirmua si sot një vit më parë si ministre e punëve të jashtme. Këtë detyre ajo e mori në mesin e mandatit të dytë ndërsa më herët ka qenë ministre e mbrojtjes.