Top Channel vazhdon traditën e përvitshme për të shpallur Njeriun e Vitit, përmes një sondazhi. Prej disa javësh kemi mbledhur sugjerimet tuaja. Si propozim i publikut vjen mjeku Ilir Alimehmeti për aktivitetin e tij publik në informimin dhe ndërgjegjësimin e shqiptarëve për pandeminë e Covid 19. Nga ana tjetër, opinionisti Alfred Cako, i votuar nga ata që pëlqejnë teoritë konspirative.