Xhoana Plaku Bejkos rrënjët e karrieres së i fillojnë që nga fëmijëria në aktivitetet e shumta ku ajo ka marrë pjesë. Xhoi, sic edhe njihet nga publiku prej shumë vitesh ka qenë pjesë e emisionit Top Show në Top Channel, gjithashtu pjesëmarrëse në Top Fest, Kënga Magjike e shume evente muzikore si dhe programe televizive. Ajo është një prej këngëtareve më të mira të skenës muzikore shqiptare. Në festivalin e këngës "Turkvision" ajo përfaqësoi shqipërinë në vitin 2014 me këngën “Zjarr dhe Ajër”. Xhoin e njohim të gjithë si këngëtare, por ajo është diplomuar për finance. Prej disa vitesh ajo bashkë me bashkëshkortin e saj aktorin Gent Bejko dhe dy fëmijët e tyre jetojnë në Kanada. Sa ka ndryshuar jeta e saj në Kanada? Autore e Diaspora: Ledja Liku