Situata e përmbytjeve në Shkodër ka përplasur kryebashkiaken Voltana Ademi me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshin. Kjo ka ardhur pas kërkesës së saj për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në zonën e Nënshkodrës pas çarjes së argjinaturës në Shirgj. Ademi: Ku është fondi i bashkisë zoti ministër? Peleshi: Në rast se s’ka bashkia kemi fondet tona. Ademi: Po e keni për detyrë. Peleshi: Banorët presin mesazhe të tjera. Ademi: Për të gjitha familjet që kanë nevojë të shpërndahet një fije floku nga qeveria për koncentrat. A e di sa e turpshme është të debatohet për misër? Ademi: Kemi kërkuar para 3 javësh. A mundeni mos me e rrejt këtë popull?Duam, 500, 20-0 ishin para dy javësh.