Përleshje në Paris/ Punonjësit e hekurudhave përplasen me policinë
23/12/2019 19:53

Punonjësit e hekurudhave franceze, në grevë, janë përleshur me policinë në Paris pasi demonstruan kundër ndryshimeve në skemën e pensioneve, pavarësisht apeleve të Emmanuel Macron për një armëpushim për Krishtlindje. Qindra sindikalistë dhe grevistë u mblodhën të hënën para stacionit Gare de Lyon, që zakonisht pret një numër të madh pasagjerësh që udhëtojnë për festat e fundvitit dhe ku shumë shërbime janë anuluar. Disa grevistë mbajtën fjalime në të cilat denonconin ndryshimet e propozuara dhe premtuan se do të vazhdojnë protestën e tyre edhe gjatë krishtlindjes dhe vitit të ri. Protestuesit lëshuan fishekzjarre dhe shashka dhe tymi mbushi stacionin. Policia e ndërhyrjes së shpejtë me helmeta dhe mburoja ishte pozicionuar në pikat e biletave. Grevat kombëtare të transportit vazhdojnë prej 19 ditësh. Pjesa më e madhe e sindikatave dhe punonjësve të transportit injoruan edhe lutjen e presidentit francez për një pauzë gjatë krishtlindjeve ndërsa pasagjerët mbanin radhë në pikat e shitjes së biletave për të gjetur vend në trenat e paktë që janë në funksion. Disa trajektore trenash janë reduktuar dhe disa shërbime janë zëvendësuar me autobusë. Zyrtarët francezë kanë nisur të përgatiten për një raund të ri negociatash në javët në vazhdim, para një dite kombëtare proteste, të thirrur për më 9 janar.

Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54