Përkujtohet Kacifas në Bularat, të afërmit, thirrje antishqiptare
26/10/2019 17:28

Në dy ditë 1800 shtetas grekë kanë hyrë në kufirin jugor nga Kakavia dhe Qafë-Bota. Një pjesë e tyre morrën pjesë në ceremoninë e përvjetorit të vrasjes së Kostandinos Kacifas në Bularat por një pjesë e tyre do të jenë edhe në ceremonitë që do organizohen të hënën në Gjirokastër me rastin e ditës së Greqisë. Në qafë botë policia ndaloi dje Babis Harallambos Karathanos, një aktivist ekstremist i organizatave të vorioepirit i cili më herët është shoqëruar nga policia shqiptare. Në Bularat për të marrë pjesë në ceremoninë private të familjes së Kacifas shkuan edhe konsulli grek në Gjirokastër por edhe kryetari i PBDNJ Vangjel Dule. Ndërsa të afërmit e Kacifas të dera e varrezave lejuan gazetarët grekë të hyjnë dhe penguan ata shqiptarë. Gjatë ceremonisë edhe nëna e Kacifas reagoi ashpër: “Tradhtarët. Përse i ndaluan njerëzit të vijnë? Se janë tradhtarë. Thyejuni turinjtë, vrajini, shfarosini. Janë tradhtarë. Nuk ka qeveri këtu. Vorio Epiri është tokë greke, ne jemi grekë. Do luftojmë dhe asgjë nuk do na ndalë. Jam krenare për ty biri im!” Ndërsa kreu i PBDNj Vangjel Dule kritikoi atë që e cilësoi si zgjidhje e gabuar. Kostandinos Kaciofas u vra nga policia shqiptare një vit më parë pasi para ceremonisë për festën e Greqisë, doli në qendër të fshatit Bularatme një armë kallashnikov, qëlloi policinë dhe u strehua në një koder sipër fshatit duke mos ju përgjigjur thirrjes së forcave renea për dorëzim. Ngjarja më pas shkaktoi reagime të forta dhe në Bularat u zhvillua një ceremoni gjatë së cilës edhe të ardhur nga Greqia bllokuan rrugën nacionale. Për këtë arsye policia shoqëroi disa persona mes të cilëve edhe Karathanos që dje u pengua në kufi.

Top News – E kallëzuar për falsifikim vulash, SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj Irena Gjokës
25/03 20:31
Top Channel/ Profili i Saraivës, nga Londra në eliminimin e Nikulajt në Shëngjin
25/03 20:01
Top Channel/ “S’ka drejtësi pa porositësit”! Familja e Nikulajt kërkon zbardhjen e plotë të krimit
25/03 19:56
Top Channel/ Burg përjetë portugezit Saraiva, eliminoi Ardian Nikulajn
25/03 19:55
Top Channel/ PD dhe PS, paqe në tavolinë! Opozita bie dakord për procesin e reformës territoriale
25/03 19:54
Top News – Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, burg përjetë për ekzekutorin portugez
25/03 19:28
Top News – ‘Tym i bardhë’ te territorialja. PS e PD gjejnë dakordësinë për kalendarin e konsultimeve
25/03 15:38
Top Channel/ “Dekriminalizoni shpifjen në media”, BE kërkon reforma dhe transparencë
25/03 15:20
Top Channel/ Gjykata liron protestuesit, u arrestuan më 22 Mars për dhunë e molotovë
25/03 15:17
Top Channel/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motoçikletës
25/03 15:17
Top News – Lirohen protestuesit e PD. Gjykata cakton detyrim paraqitje për 15 qytetarë
25/03 15:08
Top Channel/ “Turizmi” i naftës, shoferët shkojnë në RMV, çmimi 60 lekë më pak
25/03 15:06
Top Channel/ Nafta rrit çmimet e perimeve, importet shtrenjtojnë tregun, ankohen qytetarët
25/03 15:04
Top Channel/ “Denoncoi motrën dhe nipin në polici”, flet vëllai i gruas që u vra nga burri: Dhunues
25/03 14:20
Top News – ‘Raciste dhe e korruptuar’. Berisha komenton deklaratat e komisioneres Marta Kos
25/03 14:08
Top News – Rikthehet ëndrra amerikane. Por me pagesë dhe me kritere të reja për gjininë
25/03 13:30
Top Channel/ Zbulime të reja në Kalanë e Kaninës, gjendjen gjurmë 2400-vjeçare dhe struktura unike
25/03 12:32
Top Channel/ Turizmi në Gjirokastër me probleme! Zhurma dhe stafi i patrajnuar shqetësojnë sezonin
25/03 12:30
Top Channel/ 113 vjet nga tragjedia. Serbët vranë 27 të rinj në Lushnje
25/03 12:30
Top Channel/ Pas dy orësh në SPAK, ish-drejtoresha e AKSHI-t Karçanaj del nga Prokuroria e Posaçme
25/03 12:15