Në Bularat të Gjirokastrës po zhvillohet qetësisht ceremonia e të 40-tave të Konstandinos Kacifas, i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me RENEA-n më 28 tetor, pasi nuk pranonte të dorëzohej duke qëlluar edhe ndaj mjeteve të policisë. Zyrtarisht policia konfirmon se janë kthyer pas rreth 100 shtetas grekë dhe 3 gazetarë. Një pjesë e tyre janë prej listës së personave “non grata” në Shqipëri përfshi dhe 3 gazetarët grekë.