“Perimetri”/ Kapen 19 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 3 shtetas
25/03/2021 09:33

Vijon operacioni policor “Perimetri”. Goditen dy raste të tjera të veprimtarisë të paligjshme të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. U kapën duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej të cilëve nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar. Strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Komisariatin e Policisë Pogradec dhe Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve D. M., 38 vjeç, banues në Memaliaj, Tepelenë; G. M., 28 vjeç dhe A. R., 48 vjeç, banues në Durrës. Shtetasi D. M., është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë fshatit Cangonj, duke transportuar kundrejt shpërblimit me mjetin tip “Toyota”, 9 emigrantë të paligjshëm, të cilit gjatë ndjekjes i është bërë me shenjë të ndalonte, por 38-vjeçari, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, ku më pas u kap dhe neutralizua. Ndërsa shtetasit G. M. dhe A. R., u kapën në lagjen nr. 1, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 10 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit prej 1300 euro në total, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Top News – Korrupsioni me fondet e BE. Beqaj ofron 20 mijë euro garanci, gjykata e lë në qeli
07/04 12:28
Top News – Protesta e blegtorëve. Kërkesa për TVSh, subvencionet dhe skemën e naftës
07/04 12:21
Top Channel/ Lezhë, fermerët e ndjejnë luftën: Çmimi i naftës e plehrave bujqësore ndikon prodhimin
07/04 12:17
Top Channel/ Me bilbila dhe pankarta në dorë, fermerët protestojnë para Ministrisë së Bujqësisë
07/04 12:09
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top News – Irani nuk shkatërrohet për një ditë. Ekspertët kundër deklaratave të Trump-E pamundur
07/04 11:43
Top Channel/ Blegtorët futen në Ministrinë e Bujqësisë, priten nga dy ministra
07/04 11:33
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top Channel/ Miratimi i skemës kombëtare, blegtorët në protestë, kërkojnë shtim të subvencioneve
07/04 10:57
Top News – ‘Besimi i qytetarëve fitohet me punë’. Hita mbledh shefat e Tiranës, porositë që u caktoi
07/04 10:54
Top News – Pezullimi nga detyra. Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin ndaj Ballukut
07/04 10:46
Top Channel/ Skënder Hita mbledh drejtuesit e lartë të Policisë së Tiranës,porositë e kreut të bluve
07/04 10:45
Top News – ‘Hileja’ e Qeverisë me akcizën. Ulja e taksës te nafta, kompensohet nga rritja e TVSh
07/04 10:28
Top News- Makina fluturon në ajër 24-vjeçarin/ Aksidenti fatal në Vlorë, ndërron jetë në vend i riu
07/04 10:20
Top Channel/ Berisha: Ulja e Akcizës pa vlerë, qeveria gënjen për integrimin
06/04 22:20
Top News – ‘Çmenden çmimet e fruta-perimeve’. Braçe mbikëqyr tregun në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta
06/04 21:00
Top Channel/ Berisha për procesin e integrimit: 15 vende do të bllokojnë Shqipërinë
06/04 20:38
Top Channel/ Berisha para kryeministrisë: Studentë ju paguani tarifën më të lartë në Europë pas…
06/04 20:24
Top Channel/ Shpërthim në oborrin e administratorit të njësisë Qesarat, Kapa: Nuk kam konflikte
06/04 19:59
Top Channel/ “17 prilli”, Berisha: Të kthemë Shqipërinë drejtë integrimit, fitore dhe vetëm…
06/04 19:55