Ka përfunduar takimi i opozitës së bashkuar me ambasadorët e vendeve të BE në selinë blu, mes tyre edhe Luigi Soreca. Në një deklaratë për mediat Basha zbuloi detaje nga takimi: ”Shqipëria po bën hapa mbrapa, Kriza po thellohet prej veprimeve të javëve të fundit. Po e largojnë Shqipërinë nga Europa. Opozita mbetet e përkushtuar për ecjen e integrimit europian dhe për plotësimin e kushteve.