Është ç'kodifikuar më në fund mesazhi i tekstit më misterioz në botë, të cilin nuk ka arritur dot ta deshifrojë asnjë eskpert përgjatë 600 vjet studime e hulumtime. Arsyeja është së në këtë dorëshkrim është përdorur një gjuhë e zhdukur me një alfabet me simbole të çuditshme. Dorëshkrimi i njohur si Wilfrid Voynich mendohet se i përket shek të 15-të, dhe mendohet se përmban kode, shprehje magjike, mesazhe nga alienë ndaj kishte mbetur i padëshifrueshëm, por tashmë ajo çfarë vërtetë është shkruar 600 vite më parë është zbuluar. Ka qenë eksperti i gjuhësisë në universitetin e Bristol Doktor Gerard Cheshire ai që pretendon se ka dëshifruar në vetëm 2 javë mesazhin e tekstit.