Policia e Tiranës ka arritur të vendosë nën pranga një prej personave të dyshuar si autorë të rrëmbimit biznesmenit Sajmir Shenjatari. Burimet paraprake thonë se i arrestuar është 31-vjeçari Esat Luga. Ndalimi u krye në lagjen "Don Bosko" në Tiranë në orët e paradites te së shtunes.