Politika shqiptare ndryshoi tërësisht nga viti 2008, kur Berisha dhe Rama nënshkruan ndryshimet kushtetuese. Nga ajo kohë kryetarët e partive të mëdha morën nën kontroll hartimim dhe miratimin e listave për kryetar. Top Story sjell në vëmendje votat personale të partive të vogla dhe kryetarëve të tyre dhe pretendimet e drejtuesve të partive të vogla për të pasur më shumë mundesi per të depërtuar në arenën politike. Talk Show politik "TOP STORY", çdo të hënë, të mërkurë dhe të enjte, në orën 21.00, në Top Channel. Në një sfidë të re jashtë politikës, pranë medias dhe drejtuar njerëzve, Grida Duma, sjell një hard talk me debat substancial, ku e vërteta thuhet sic është dhe politika serviret jashtë kolltuqeve të privilegjit të pushtetit. Kjo do të jetë një "Story", ky është "Top Story" dhe ky emision, do të jetë "On Top" Autore dhe moderatore: Grida Duma