PD përmes Clirim Gjatës sekretar për cështjet ligjore denoncoi se Kanabisi vijon të mbillet në zona të ndryshme të vëndit. Projekt ligjin për një amnistri të gjerë fiskale PD e shikon si legjitimim të pasurive kriminale. Puna e ndershme dhe jo paratë e drogës theksoi zoti Gjata, do të vlerësohen nga qeveria e ardhshme, në mënyrë që Shqipëria të hiqet nga harta e vendeve kryesore të prodhimit dhe trafikimit të drogës.