PD gjen kryebashkiakun e dënuar/ Malaj i Burrelit e kishte deklaruar dënimin me 10 muaj burg
16/01/2020 15:25

Partia Demokratike pretendon se në Bashkinë e Matit është kandiduar në shkelje te ligjit për dekriminalizimit socialisti Agron Malaj. Në vendimin e publikuar nga demokratët Agron Malaj rezulton të jetë dënuar me 10 muaj burg për armëmbajtje pa leje, ne Burrel ne vitin 199. “Ai është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbajtje pa leje, dhe sipas ligjit për dekriminalizimin, i ndalohet kandidimi përjetë në një funksion publik. Ky është vendimi i Gjykatës që konfirmon dënimin me vendim gjyqësor të formës së prerë të Agron Malajt, të kandidatit të Edi Ramës për Bashkinë e Matit. Ky është rasti i pestë pas atij të Shkodrës, Vorës, vaut të Dejës dhe Mallakastrës, që konfirmon se Edi Rama ka ardhur në pushtet falë mbështetjes së krimit dhe ndan pushtet me krimin”, shprehet Gazment Bardhi. Pyetjes nëse ishte ndaluar apo arrestuar ndonjëherë nga autoritetet për kryerjen e një vepre penale, kryebashkiku socialist ishte treguar i sinqerte duke mos e fshehur dënimin. E për këtë arsye demokratët i kërkoi organit të akuzës të veprojë menjëherë. “Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të veprojë pa asnjë vonesë me administrimin zyrtar të vendimit të Gjykatës së Matit dhe për heqjen e menjëhershme të mandatit për Kryetarin e Bashkisë së Matit, Agron Malaj”, shton Bardhi. Zyrtari demokrat iu drejtua edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili ka folur një herë me vendim për rastin ne fjalë. Në mbledhjen e mbajtur një vit më parë, në datën 15 maj ka konstatuar se të dhënat e deklaruara nga kandidati socialist nuk përbëjnë kusht për mos regjistrimin e tij si kandidat në zgjedhjet e 30 qershorit. Tani topi mbetet ne fushën e prokurorisë e cila duhet të vlerësojë denoncimin e bërë nga PD.

Kush e la në BALTË Albin Kurtin? Partitë që e DORËZUAN, kujt po i shtrihet dora për qeverinë?
28/10 16:16
Top Channel/ Rama në Riad në Forumin Ndërkombëtar të Investimeve
28/10 15:16
Top Channel/ Berisha, gati të ulet me Ramën: Të diskutojmë për Parlament me dy dhoma
28/10 15:11
Top Channel/ Jeni gati të uleni me Ramën për Kushtetutën?, Berisha: Jam gati nëse do…
28/10 13:26
Top Channel/ ‘Kush e kontrollon Dumanin?’, Berisha: Thotë jetoj me qira tek vjehrri, por …
28/10 13:22
Top Channel/ ‘Dumani refuzoi të merrte pyetje nga deputetet’, Berisha sulmon kreun e SPAK:Flet si…
28/10 13:17
Top News- “SPAK dhe Dumani të zellshëm për të goditur opozitën”, Noka nuk i kursen akuzat
27/10 23:06
Top Channel/ Opozita shpërthen ndaj Dumanit, socialistët shmangin pyetjet
27/10 23:06
Top News- “Pavarësi për SPAK, dhe zero tolerancë ndaj presioneve politike”
27/10 23:05
Top News- “Ky është heroizmi modern i SPAK”, Boçi: Burgos opozitën, mbro qeverinë
27/10 23:05
Top News- Gogu shpërthen ndaj opozitës: Ju shkarkonit, ju qani për drejtësinë e telefonit
27/10 23:04
Top Channel/ Dumani përplaset me Berishën në Kuvend: Ja çpo ndodh me Veliajn
27/10 22:38
Top News- Braçe ironizon opozitën: 240 banda janë…kritika e për paraburgosjen
27/10 22:21
Top News- Berisha- Dumani, armik i opozitës, kemi një problem të madh personal me të
27/10 21:20
Top Channel/ Braçe pakënaqësi ndaj SPAK: Burgu nuk mund te jetë institucioni i pritjes së dënimit
27/10 21:19
Top News- Dumani i jep shpjegim opozitës: Unë nuk dorëzohem, iu bëj ballë sfidave
27/10 20:32
Top Channel/ Godet Altin Dumani: SPAK nën presion! Sali Berisha përplaset me të
27/10 19:59
Top Channel/ Spiropali takon Kos e Kallas në Bruksel: Integroni rajonin, përfshirë dhe Kosovën
27/10 19:55
Top News- Rama udhëton në Riad, takohet me Princin e Kurorës në Pallatin Mbretëror
27/10 19:53
Top Channel/ Rama në Arabinë Saudite, takon Princin e Kurorës
27/10 19:52
BILETA Portokalli - Bileta