Në Stëblevë të Librazhdit tashmë është sezoni I patates. Në çdo arë të zw syri fermerët të cilët po vjelin punën e një viti dhe të vetmen të ardhur jetese në këtë zonë. Paatatja e Stëblevës njihet për cilësinë e saj por megjithatë çmimi i shitjes i bën fermerët pesimistë. Me kalimin e viteve të paktën është përmirësuar problem I tregut. Tregtari shkon deri në fshat për të marrë prodhimin dhe kjo I kurse rrugën fermerëve për në tregjet e qytetit, por luhatja e çmimit mbetet risk. Zona malore e Stëblevës, duket se krijon të gjitha kushtet e favorshme për prodhimin e patates cilësore dhe në këtë drejtim fermerët kanë përqendruar punën e tyre.