Pas publikimit të një raporti në emisionin investigativ “Fiks Fare”, që dëshmonte për nivele të larta të ngarkesave mikrobike si dhe numrin e lartë të infeksioneve spitalore, ka reaguar zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila shpjegon se pas koncesionit të sterilizimit në sallat e Kirurgjisë në QSUT infeksionet spitalore janë përgjysmuar pasi në vitin 2015 përllogariteshin në masën 30%.