Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka shpërndarë një video nga procesi i dezinfektimit të shkollave. Kur na ndan dhe një javë nga fillimi i procesit mësimor, ministrja thotë se: Të gjithë të angazhuar për kthimin e sigurt të nxënësve në shkolla. “ Pastrimi i ambienteve të shkollës, dezinfektimi dhe ajrosja e vazhdueshme gjatë procesit mësimor janë disa nga masat për ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve”, thotë ajo.