Në Shëngjin këto dit mbizotëron një qetësi e pazakontë. Po të ishim në një periudhë normale bizneset do te kishin nisur përgatitjet për sezonin veror për të pritur turistët e shumtë që vijnë jo vetëm nga Shqipëria por nga Diaspora dhe Europa por diçka e tillë nuk mund të ndodhe pasi koronavirusi i ka mbyllur të gjitha rrugët. Këtë vit pritshmëritë për vizitorë janë të pakta e kjo duket se do të japë efektet negative tek bizneset në Shëngjin të cilët për të nxjerrë fitime presin 9 muaj për periudhën e verës.