Pas tërmetit që tronditi Greqinë/ Në zonat më të goditura dhjetëra banorë e kalojnë natën jashtë
04/03/2021 12:25

Dhjetëra banorë të fshatit Damasi të Tirnavos, ku të paktën 80 shtëpi janë rrënuar nga tërmeti i fuqishëm prej 6 rihter, që ka goditur zonën e Thesalisë, në Greqinë qendrore, mesditën e së mërkurës, kanë kaluar një natë të vështirë në çadrat e ngritura nga autoritet lokale me frikën e tërmeteve të tjera, ndërsa temperaturat kanë qenë tepër të ulëta. Mbi 300 persona të tjerë janë çuar me autobusë në hotele të zonës së Trikales. “Shtëpitë janë në një gjendje shumë të keqe dhe ne nuk dimë ku të shkojmë ose çfarë të bëjmë. Në këtë moment, autobusët do të na dërgojnë në një hotel në Trikala për të fjetur një natë”, shprehet një banor vendas, 22-vjeçari Bratsidas Vasilis. Lëkundjet pas tërmetit kryesore nuk kanë reshtur gjatë gjithë natës, ndërsa një prej tyre, pak para mesnatës, ka qenë 5.3 ballë shkalla Rihter. Edhe në fshatin Mesohiri të Elasones shtëpitë e rrënuara numërohen mbi 40, ndërsa është dëmtuar kisha dhe shkolla. Kryeministri grek Mitsotakis ka përgëzuar drejtorin e një shkolle të vjetër, gati 80-vjeçare i cili ka nxjerrë 62 fëmijë që bënin mësim gjatë tërmetit, pa u lënduar askush prej tyre. “Vetëm fakti se i morëm në rregull fëmijët tanë nga shkolla e cila ka pësuar kaq shumë dëmtime,mjafton, gjithçka tjetër bëhet, vetëm qe morëm fëmijët nga shkolla në rregull, mjafton ,asgjë më shumë se kaq”, shprehet në banore. Sipas informacioneve të deritanishme dëmet më të mëdha i kanë pasur shtëpitë e vjetra, ndaj autoritetet kanë këshilluar banorët të mos hyjnë brenda derisa të bëhet regjistrimi i dëmtimeve si dhe riparimi i atyre shtëpive apo ndërtesave që kanë pësuar vetëm çarje të lehta. Sizmologët kanë shpjeguar se tërmeti ka ardhur nga e ashtuquajtura e çara e Tiranvos dhe përderisa ishte tepër sipërfaqësore ka qenë kaq i fuqishëm. Madje, shprehen se ky është edhe shkaku i lëkundjeve kaq të shpeshta që po pasojnë, të cilat do të vazhdojnë për disa javë edhe mund të jenë të fuqishme.

Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15