Pas rehabilitimit të Lumit të Lanës, stabilizohet edhe furnizimi nga Bovilla
04/11/2019 17:29

Pas rehabilitimit të shtratit të Lumit të Tiranës, brenda vitit 2020 do të marrë zgjidhje edhe furnizimi me ujë të pijshëm shtesë nga impianti i Bovillës. Nga Amsterdami, ku paraqiti sfidat kryesore të Tiranës në konferencën e “Javës Botërore të Ujit”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se brenda një kohe të shkurtër do të dyfishohet sasia e ujit për qytetarët. “Kemi zgjidhur çështjen e ujit të pijshëm për Astirin, kur në 28 gusht hapëm linjën e dedikuar që vjen nga Bovilla. Pra, nga 28 gushti, ajo që ka qenë një pikë jo vetëm problematike, pa kanalizime, as lidhje me rrjetin e rregullt të ujit, por furnizohej nga puset e vjetra të Laknasit, sot merr ujë nga Bovilla. Në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit 2020, duam që për 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet të kemi zgjidhur përfundimisht shtesën e impiantit të Bovillës me dyfishimin e filtrit që sjell ujë në qytet. Duke bërë këtë, dyfishojmë edhe sasinë e ujit që shkon në të gjithë rrjetin e shpërndarjes së qytetit tonë”, tha Veliaj, i cili shtoi se në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë do të përfundojë edhe dyfishimi i linjës nga Liqeni i Bovillës tek impianti i filtrimit. Kryebashkiaku theksoi se pas dyfishimit të sasisë së ujit, Bashkia e Tiranës do të fokusohet në përmirësimin e rrjetit në çdo lagje. “Me dyfishimin e prurjeve dhe filtrit të ujit zgjidhim përfundimisht çështjen e sjelljes së ujit në Tiranë. Mandej do të fokusohemi vetëm në rrjetin e lagjeve, ku disa prej këtyre lagje pilot, tashmë kanë ujë 24 orë, disave iu është dyfishuar sasia. Na duhet që në mënyrë kapilare të futemi në çdo lagje dhe të sigurohemi që kjo prurje e madhe e dyfishuar e ujit në Tiranë të përballohet nga rrjeti, që në disa lagje ka nevojë për ndërhyrje prej amortizimit”, tha ai. Duke përmendur ndryshimet që kanë ndodhur në këto 5 vite, Veliaj shtoi se pavarësisht zërave kritikë dhe cinikëve, koha ka treguar se historinë e ndryshojnë njerëzit që bëjnë punë konkrete. “Kjo është një punë dhe përpjekje pa pushim. I dëgjoj gjithë kritikët, cinikët, dyshuesit, megjithatë besoj se historinë e ndryshojnë njerëzit që merren me punë dhe fokusohen. Në këto 5 vite kemi punuar me shumë durim dhe jemi në prag të arritjeve të mëdha; siç rehabilituam Lumin e Tiranës dhe shmangëm përmbytjet, një gangrenë 30-vjeçare e Tiranës, sot jemi në një situatë ku po rregullojmë edhe çështjen e furnizimit të ujit të pijshëm. Besoj, fundi i vitit do të na gjejë me lajme shumë të mira në të dyja proceset e Bovillës”, u shpreh Veliaj. Kryebashkiaku deklaroi se në këto 5 vite Tirana ka arritur të stabilizojë edhe problemin e kanalizimeve, çka nuk ishte zgjidhur nga qeveria e mëparshme. “Kemi trashëguar një qytet fillimisht me 200 mijë banorë, që pastaj ka shkuar në një milion. Një pjesë e madhe ishte jashtë rrjetit, me zona informale, me shtesa pa leje, apo zona si Astiri që furnizohej me ujë pusi, me gropa septike dhe pa kanalizime. Në këto 5 vite ka qenë një nga sfidat më të jashtëzakonshme të bashkisë, kur kujtoj se kemi mbaruar lumin e Tiranës”, tha Veliaj. Ai shtoi se më parë do të mjaftonin reshje si këto të sotmet që të përmbyteshin disa njësi. “Në reshje si të sotmet, lumi i Tiranës përfshinte të gjitha njësite 4, 8, 9 dhe 11. Sot Lumi i Tiranës është një përrallë nga e kaluara, por kjo nuk do të thotë se sfidat kanë mbaruar. Ende duhet të përfundojmë, bashkë me qeverinë shqiptare, impiantin e pastrimit të ujërave të zeza në Kashar. Shumë prej atyre që sot ankohen për kanalizimet, në fakt ishin qeveritë ku i menaxhonin projekte të tilla, dhe e zhgënjyen jo vetëm popullin e tyre, por edhe komunitetin e donatorëve, posaçërisht ata japonezë, që kanë financuar me JICA atë proces. Megjithatë, bashkë me qeverinë, kemi vendosur që ta riaktivizojmë këtë proces, që zgjidh përfundimisht çështjen e kanalizimeve për gjysmën e Tiranës”, përfundoi Veliaj.

Top Channel/Tjetër video e Altin Ndocit/Momenti kur hyn në spital për vizitë mjekësore, pa pranga
13/01 22:53
Top Channel/ Video e arratisë së Ndocit, nuk i jep asnjë shans policit mbipeshë
13/01 22:51
Top News – Shteti do sterilizojë vetë. Koncesioni nën hetim nga SPAK drejt përfundimit
13/01 21:00
Top Channel/ TCH siguron pamjet kur Altin Ndoci largohet me vrap nga spitali i Durrësit
13/01 20:35
Top News – Jo ndëshkim kolektiv. Apeli i Posaçëm i drejtohet Kushtetueses për paraburgimin
13/01 20:00
Top Channel/ “Jo gjyq publik për nënën”! Rasti i tre fëmijëve në Durrës, flasin psikologët
13/01 19:54
Top Channel/ Baltë e lluc në gjithë vendin! HEC-i i Banjës hap portat, pasoja kolosale nga përmbytjet
13/01 19:52
Top Channel/ ‘Në 24 janar sheshet janë të Opozitës’, Berisha fton qytetarët: PD në një proces…
13/01 19:48
Top Channel/ Lidhje me Talo Çelën e Çopjat! Zbardhet e shkuara kriminale e të arratisurit Ndoci
13/01 19:44
Top News – Shiu çan malin e Lunxhërisë. Rrëshqitje masive e malit në Gjirokastër
13/01 19:10
Top News – ‘Absurditete të prokurorisë’. Avokati Maks Haxhia për akuzat ndaj Ergys Agasit
13/01 19:05
Top News- Arratiset i paraburgosuri Altin Ndoci, shkoi në spitalin e Durrësit por ia mbathi
13/01 18:30
Top News- U prit nga Audi A7 në parkim/ Kush është Altin Ndoci, u arratis nga spitali i Durrësit
13/01 17:50
Top Channel/ Iran, 12 mijë protestues të vrarë? “Nesër ekzekutohet një 26 vjecar”!
13/01 17:19
Top News- Arratisje e programuar nga burgu/ Altin Ndoci nuk u tremb nga të shtënat e gardianëve
13/01 17:08
Top Channel/ Reshjet “çajnë” malin e Lunxhërisë në Gjirokastër, kërkohet ndihma e gjologëveTop Channel/ Reshjet “çajnë” malin e Lunxhërisë në Gjirokastër, kërkohet ndihma e gjologëve
13/01 16:44
Top Channel/ Prej dy ditësh të izoluar në një zonë me ujë, gjenden dy barinjtë në Fier
13/01 16:16
Top Channel/ Arratisja si në filma e Altin Ndocit, pamje nga vendi ku u qëllua nga polici
13/01 16:14
Top Channel/ Arratisja si në filma, u iku nga duart, efektivi qëlloi me armë për ta ndaluar Ndocin
13/01 15:42
Top Channel/ Zjarr në mes të qytetit, digjet automjet në Fier
13/01 15:40
DIGITALB DIGITALB