Pas suksesit në Kombinat, Bashkia e Tiranës vendos kabina dezinfektimi edhe në tregjet e tjera publike Tregu i Kombinatit nuk është i vetmi në kryeqytet që ka tashmë një kabinë dezinfektimi. Pas suksesit në Njësinë Nr.6, Bashkia e Tiranës ka nisur punën për pajisjen e të gjithë tregjeve publikë me kabina dezinfektimi të cilat synojnë që të rrisin edhe më tej parandalimin e përhapjes së COVID-19. Ndërkaq, pas përfundimit të orarit të tregtimit, janë punonjësit e pastrimit ata që merren me largimin e mbetjeve si dhe larjen me dezinfektant të tezgave dhe të ambientit përreth.