Në mars të vitit 1991 Iraku Jugor u bombardua nga forcat e Saddam Hussein, i cili kërkonte të forconte autoritetin e tij. Kjo periudhë la pas shumë të vrarë dhe të plagosur, ku një ndër të mbijetuarit është Amar Kanim. Historia e tij u publikua kudo nëpër mediat botërore. Në ditën e bombardimit të qytetit të tij ai po luante së bashku me fëmijë të tjerë, ku nga një sulm i papritur më bombë ai u dëmtua rëndë në fytyrë.