Ilir Daja është zyrtarisht trajneri i Partizanit. Të Kuqtë kanë bërë prezantimin e teknikut të ri ku i pranishëm ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm, Olsi Rama. Në konferencën për shtyp të zhvilluar me këtë rast, trajneri Daja nuk e fshehu kënaqësinë duke theksuar se marrja e drejtimit e një skuadre si Partizani është një vlerësim, por edhe përgjegjësi për të pasi bëhet fjalë për klubin me më shumë trofe në futbollin shqiptar