Paratë e fushatës elektorale/ Partitë shpenzojnë shumë më tepër se buxheti i deklaruar. Ku i gjejnë?
03/02/2021 15:05

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri publike ndarjen e fondeve për partitë politike për vitin 2021 që përkon me një vit elektoral. Bazuar në vendet e fituara në parlament zgjedhjet e shkuara PS, PD dhe LSI janë përfitueset më të mëdha të këtij fondi. Partia Socialiste e Shqipërisë 74 vende 51.982.780 lekë Partia Demokratike 43 vende 30.206.210 lekë Lëvizja Socialiste për Integrim 19 vende 13.346.930 lekë Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet 3 vende 2.107.410 lekë Partia Socialdemokrate e Shqipërisë 1 vend 702.470 lekë Tre janë burimet legjitime të financimit të partive politike. Pagesat mujore të kuotave të anëtarësisë, fondet e dhëna nga KQZ si dhe donacionet. Por shpenzimet në fushatat elektorale janë shumë herë më të mëdha krahasuar me fondet legjitime në dispozicion. Por si i sigurojnë partitë politike milionat e përdoruara për organizimin e mitingjeve elektorale? Analisti Agron Gjekmarkaj thotë se shpenzimet më të mëdha dhe burimin më të madh të parave i ka qeveria dhe sipas tij janë opozitat janë të disfavorizuara pasi paraja shkon për partia në pushtet. Gjekmarkaj: Ta shohim nëse kësaj here do të ketë më shumë para në drejtim të opozitës dhe nëse do të ketë më shumë para është ndjesia që kanë për ndryshimin e pushtetit. Problemi më I madh i lidhjes të krimit të organizuar ka qenë ajo që është shfaqur në organizatën e Rilindjes tek Edi Rama i cipi pat njerëzit e krimit edhe në parlament po ashtu pushtetin lokal dhe paratë e tyre i pat në shërbim. Tani mbase ata për arsye të ligjit të dekriminalizimit do të bëjnë një hap pas por dot të nxjerrin njerëz të tjerë nga pikëpamja financiare dhe paraja e krimit të organizuar është kontributore tek organizata e Rilindjes. Ndërsa analisti Neritan Sejami shpjegon garën mes biznesit dhe parave të krimit drejt partive politike. Semamini: Ajo është e rëndësishme për të thënë është se këto para vinë për të blerë mbështetje politike sepse edhe biznesmenët qofshin të ndershëm kur paguajnë nën dorë partitë politike nuk i paguajnë për hir të demokracisë nuk i paguajnë për të respektuar ligjin nuk i paguajnë se kanë dëshirë për konkurrencë të ndershme por për të marrë favore nëse kjo parti vjen në pushtet. Neritan Sejamini lë të kuptohet se ka një pakt të heshtur nga të gjitha partitë politike kur vjen puna tek financimet, prandaj nuk ka edhe ndëshkim. Sejamini: Të gjithë e dinë se pse partitë politike shpenzojnë më shumë se sa janë burimet e tyre të deklaruara pra burimet e ligjshme dhe të gjithë bëjnë sikur nuk e kuptojnë këtë problem. Nuk ka patur absolutisht asnjëherë një hetim për partitë politike. Pra ke parti politike që flasin kundra krimit dhe korrupsionit, parti në opozitë që kritikojnë partitë në qeveri pastaj qeveritë dalin në opozitë dhe kritikojnë por vetë janë të përfshira në këtë dukuri.

Top Channel/ Ligji për referendumet, Balla: PS e ka gati draftin, fokusi është te çështjet e veçanta
24/03 13:44
Top Channel/ Balla: Kavaja do vëmendje më të madhe se qeveriset nga PD-ja dhe ata kanë më…
24/03 13:42
Top Channel/ Balla në konferencë: Ne shtatorë fillojnë përgatitjet për…
24/03 13:42
Top Channel/ Balla: Një nën grada si puna e tij është problem për Partinë Demokratike, për mua ai…
24/03 13:24
Top Channel/ Balla në konferencë për shtyp: Jam shumë mirënjohës Gjermanisë për…
24/03 13:24
Top Channel/ Kreu i grupit parlamentar të PS-, Balla: Për ligjin e referendumin e pres që…
24/03 13:16
Top Channel/ Balla në konferencë për shtyp: Opozita duhet të distancohet nga…
24/03 13:10
Top Channel/ Kreu i grupit parlamentar të PS-ë, Balla në konferencë: Kushtetua nuk e ka…
24/03 12:56
Top Channel/ Taulant Balla në konferencë për shtyp: Kushtetuta e përcakton si mbahet referendumi
24/03 12:50
Top Channel/ Berisha sfidon kritikat, paralajmëron protesta të tjera
23/03 15:10
Top Channel/ Berlini reagon ashpër për protestën: Jo sulme ndaj njerëzve e pronës
23/03 15:07
Top Channel/ Protesta e PD, 15 arrestime për molotovët, 9 protestues procedohen në gjendje të lirë
23/03 12:40
Top Channel/ Gjermania dënon dhunën në protestë: Protesta po, por jo sulme ndaj njerëzve e pronës
23/03 12:39
Top News – ‘Nderuat 22 Marsin’. Berisha falenderon protestuesit, një mesazh për Ramën
22/03 21:53
Top Channel/Rama “blindon” Tiranën, ministrat dhe deputetët që do mbulojnë 14 njësitë e kryeqytetit
22/03 19:53
Top Channel/ Berisha mbërrin sportiv në selinë blu, qytetarët me bluza të stampuara me foton e tij
22/03 18:18
Top Channel/ “Nuk tentoj më të të puth”, Mateo flet me Brikenën, banorja: Nuk jam 100% e sigurt
22/03 18:06
Top News – Balluku mbetet te Kombinati. Pas qarqeve, PS ndan drejtuesit e njësive në Tiranë
22/03 17:38
Top News – Berisha uron Sullan Novruzin: Gëzuar dhe…dilni në protestë
22/03 16:51
Top News- Rama kusht kryebashkiakëve për rikandidimin, ndan detyrat për deputetët
21/03 16:50
DIGITALB DIGITALB