Parashqevi Simaku ka lindur 1 shtator 1966 në Kavajë, mjaft e njohur për veprimtarinë e saj artistike gjatë viteve 1980. Ka fituar një sërë çmimesh dhe ka bashkëpunuar me disa nga kompozitorët dhe muzikantët më të mirë në Shqipëri, duke fituar dy herë çmimin e parë të festivalit të këngës në RTSH. Pas vitit 1991 largohet edhe jeton në SHBA, duke u marrë edhe atje me muzikën. U largua nga jeta publike pas divorcit me bashkëshortin, për të humbur gjurmët me njerëzit. Së fundmi, pamjet e gruas së pastrehë në Nju Jork, u bënë virale mes shqiptarëve teksa dikush prej tyre e vërejti se bëhej fjalë për ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku. Ajo nuk e ka humbur finesën e aq më pak zërin e saj ikonik, teksa së fundmi ka kënduar për atdheun, Shqipërinë.