Rreth 4 mijë punëtorë të një porti në Marsejë, u vaksinuan të hënën pas zbulimit të një infeksioni nga pneumokoku, që nuk ka lidhje me koronavirusin kinez. Rreth 15 ekipe vaksinimi u angazhuan në portin Grand Maritime të Marsejës për të mbrojtur punëtorët që janë ekspozuar ndaj infeksionit.