Pandemia e koronavirusit/ OBSH-bota mund ta vërë nën kontroll muajt e ardhshëm
20/04/2021 11:16

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetëtisë tha të hënën në një konferencë shtypi se bota mund të vërë nën kontroll pandeminë COVID-19 gjatë muajve të ardhshëm nëse shpërndahen në mënyrë të drejtë mjetet e domosdoshme për ta luftuar sëmundjen. Aktivistja për ndryshimet klimatike Greta Thunberg, iu bashkua konferencës virtuale nga Suedia. Ajo theksoi “nacionalizmin e vaksinave” dhe tha se është joetike që vendet e pasura po i japin përparësi vaksinimit të shtetasve të tyre të rinj përpara grupeve që rrezikohen nga koroanvirusi në vendet në zhvillim. “Ne kemi mjetet për të futur pandeminë nën kontroll brenda disa muajsh, nëse ato zbatohen në mënyrë të qëndrueshme dhe të barabartë”, tha në fjalimin e tij kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebrejesys. Ai gjithashtu shprehu shqetësim për shkallën e lartë të përhapjes së COVID-19 tek personat e moshës 29 deri 59 vjeçare në mbarë botën, gjë që sipas tij mund të jetë për shkak të varianteve shumë më ngjitëse. “U deshën 9 muaj për të arritur një milion vdekje; 4 muaj për të arritur 2 milionë dhe 3 muaj për të arrritur 3 milionë”, tha ai. Aktivistja Thunberg tha që ndërsa një në katër persona në vendet e pasura tani është vaksinuar kundër COVID-19, vetëm një në më shumë se 500 njerëz në vendet e varfëra ka marrë njërën dozë. "Nacionalizmi i vaksinave po udhëheq shpërndarjen e vaksinave”, tha ajo. "E vetmja gjë e drejtë morale është t’u ipet përparësi njerëzve që janë më të rrezikuart, pa marrë parasysh se a jetojnë në një vend të pasur a të varfër”, shtoi aktivistja. Greta Thunberg gjithashtu foli për një lidhje të drejtpëdrejtë mes pandemisë dhe shkatërrimit të mjedisit gjë që, siç thotë ajo, e bën shumë më të lehtë përhapjen e viruseve të rrezikshme nga kafshët tek njerëzit.

Top News – Trump ‘i shpall luftë’ Venezuelës, Presidenti flet për bllokadën
19/12 18:17
Top Channel/Putin, fjalimi:Jo luftra të tjera po na trajtuat me respekt, Europa po kërkon një armik!
19/12 15:15
Top Channel/ SHBA i kthen presionin Kosovës e Serbisë për Marrëveshjen e Ohrit!
19/12 14:57
Top News – Lufta Ukrainë-Rusi arrin në Mesdhe, goditet çisterna 2000 km larg zonës së luftës
19/12 14:47
Top News – ‘Luftanija aliene’ drejt tokës / Astrofizikani i Harvardit ndez debatin dhe paralajmëron
19/12 14:47
Top News – Putin në maratonën e përvitshme / Asnjë kompromis për Ukrainën, paqja mbetet larg
19/12 14:30
Top News – I dorëzohet çeku 2.5 milionë dollarësh / Heroi i Australisë bën pyetjen e pabesueshme
19/12 14:19
Top News- Rusi i vetëm që i tha ‘Jo’ Putinit e është gjallë / Guxoi ta sfidojë për luftën në Ukrainë
19/12 14:16
Top News – Japonia, larg armëve bërthamore / Riafirmon premtimin ndërsa opinioni publik po ndryshon
19/12 14:12
Top News – Trupat ruse hyjnë në vendin e NATO-s / Kalojnë kufirin me Estoninë, provokimi më i fundit
19/12 14:10
Top News – ‘Tullacllëku, çështje mbijetese’ / Presidenti kërkon mbulim shëndetësor publik
19/12 13:32
Top Channel/ BBC: Si po mbulohen me turp ushtarët e Ukrainës që vdiqën në “mënyrën e gabuar”!
19/12 12:57
Top News – Trump mbyll Lotarinë amerikane / Pas të shtënave në universitet ku u vranë dy persona
19/12 12:15
Top Channel/ Dorëzohet TikTok: Pranon shitjen e aseteve në SHBA për të shmangur ndalimin!
19/12 12:02
Top Channel/ Mbyllet lotaria amerikane: Trump e pezullon prej të shtënave në Brown University!
19/12 12:01
Top Channel/ BE, 90 miliardë euro për Ukrainën, Zelensky falenderues- Por s`ka ujdi për asetet ruse!
19/12 11:54
Top News – TikTok shmang ndalimin në SHBA / Marrëveshje me investitorë amerikanë dhe globalë
19/12 11:37
Top News – Dubai nën ujë, të gjithë në shtëpi / Shi i dendur në shkretëtirë, paralajmërohen banorët
19/12 11:29
Top News – ‘Ne jemi fantazma…!’ Punëtorët emigrantë të natës në Britaninë e Madhe
19/12 11:23
Top News – Trump ‘bekon’ kanabisin / Zgjeron aksesin, ndryshim i madh në politikën e drogës
19/12 11:21
DIGITALB DIGITALB