Panairi internacional i edukimit
26/10/2019 19:50

EBLA, agjencia e parë e edukimit ndërkombëtar në Shqipëri në një rrugëtim arsimor 21 vjeçar të suksesshëm organizon për dy ditë panairin internacional të edukimit. “Në këtë panair kanë mundësi të marrin informacione të gjithë studentët, nxënësit e 9-vjeçares, prindërit , profesionistët, ata që kanë mbaruar një program studimi dhe që janë në marrëdhënie pune kanë mundësi të aplikojnë për programe fantastike studimi dhe punësimi në Australi, Kanada, USA e gjithë Europën . Kjo është një mundësi unike sepse ekspertët e edukimi partnerët e përfaqësuesit e këtyre 25 universiteteve dhe kolegjeve do të jenë të gjitha në Shqipëri në Hotel Plaza në datë 26 dhe 27 tetor. Gjithashtu, një pikë e rëndësishme është se këtë panair e organizon EBLA, Educational Business Links Albania e cila numëron mbi 3500 histori suksesi në këto 21 vjet eksperiencë. Hyrja është falas kështu që ejani dhe merrni informacionin e dëshiruar”, u shpreh Entela Çela-Drejtoresha ekzekutive e qendrës EBLA. Vëmendja e EBLA është fokusuar tek një ardhme e sigurt për ju. Pas përfundimit të studimeve jashtë Shqipërisë, mundësitë për t’u punësuar janë të shumta. “Ne kemi shumë studentë shqiptarë në Kolegjin Georgian në Kanada. Dëshira për të ardhur është e madhe, sepse studentët pas diplomimit marrin orientimin e duhur e aplikojnë për punë dhe bëhen të suksesshëm në profesionin e tyre”. E interesi që shfaqin për panairin është I jashtëzakonshëm, ku ka mbi 2500 studentë të regjistruar. “Kemi ardhur posacërisht nga Shkodra për këtë aktivitet. Mundësitë që ofron EBLA janë shumë të favorshme për ne. Na ndihmon për të bërë zgjedhjen e duhur”. E për të gjithë ata që nuk do mund të marrin pjesë këtë fundjave në aktivitet, EBLA ka një ftesë për ju. “Zyrat tona me ekspertët më të mirë ju mirëpresin”.

Top Channel/ Panairi i poçerisë në Korçë, tradita e Pashkës gjallëron qytetin
10/04 15:41
Top Channel/ Ekspozita e Salvador Dalí në Tiranë, 81 vepra botërore origjinale në COD
10/04 15:35
Top Channel/ Kujtim për Vaçe Zelën! Lushnja e përkujton me koncert në 87-vjetorin e lindjes
08/04 15:29
Top Channel/ Zija Çela fiton “At Zef Pllumi”, vlerësohet romani “Koka mbi katror”
07/04 20:11
Top Channel/ “Ne të dy dhe dashuria” Bora Minga sjell vëllimin poetik që flet me gjuhën e zemrës
05/04 12:36
Top Channel/ Shkrimtari i njohur gjermano-austriak prezanton librin e ri në qytetin e Kadaresë
05/04 12:26
Top Channel/ Kadare në pikturë! Ekspozitë në shtëpinë studio, prezantohen portretet e shkrimtarit
03/04 15:34
Top Channel/ Dy kryevepra në TKOB, Cavalleria Rusticana dhe Gianni Schicchi do emocionojnë publikun
03/04 12:37
Top Channel/ Teatri Kombëtar me projekt rajonal, projekti SEEDS synon bashkëpunim rajonal
01/04 12:29
Top Channel/ Kadare e Agolli kujtohen në Kinë! Eventi nga Ambasada dhe Katedra e Gjuhës Shqipe
31/03 15:32
Top Channel/ Delvina, Ansambël Arkitektonik Urban! Fokus ruajtja dhe zhvillimi i trashëgimisë
30/03 20:20
Top Channel/ Muzeu i Drishtit drejt degradimit, turistët vijnë por mungon mirëmbajtja
29/03 19:53
Top Channel/ Shtegu “Tinka Kurti” në Prezë! Artistja nderohet në Ditën e Teatrit
27/03 15:48
Top Channel/ Shqipëria dhe Polonia e viteve ’60! Ekspozita e fotografes polake te “Marubi”
27/03 15:32
Top Channel/ “Zogu themeloi shtetin modern”! Ribotohet studimi pas 3 dekadash, thirrja e historianit
26/03 20:18
Top Channel/ Librat e ndaluar! Ekspozohen veprat e papërshtatshme gjatë komunizmit
25/03 15:26
Top Channel/ Përkujtohet në 95-vjetorin e lindjes Ramiz Kovaçi, Zhani Ciko: Themelues i Teatrit dhe Operas
23/03 19:55
Top Channel/Kaini dhe Abeli ngjiten në skenë, ngjarja biblike, por edhe aktuale në fokus të shfaqjes
21/03 12:48
Top Channel/Arti hap Vilën 31! Instalacione dhe kujtesë historike, hapet vila e famshme e komunizmit
20/03 15:31
Top Channel/ Shqipëria në Panairin e Librit në Leipzig, drejtoresha zgjedh librin e Ramës
19/03 20:16