Kjo është gjendja në fshatin Ashtë në Vaun e Dejës. Banorët atje thonë se shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur mbi 1 hektar sera. Ndërkohë që po kjo gjendje e rënduar paraqitet dhe në zona të tjera të Shkodrës, Lezhë e Kurbin dhe jug të vendit kjo lumi Vjosa në disa zona ka dalë nga shtrati. Reshjet e shumta kanë sjellë mjaft probleme ku disa shtëpi janë përmbytur, ndërsa në vende të tjera rrëshqitja e dherave rrezikon seriozisht ndërtesat.