Qindra palestinezë protestuan sot në qytetin Hebron për të kujtuar përvjetorin e 27-të të masakrës në xhaminë Ibrahimi në 1994, kur një ekstremist hebre vrau dhjetra besimtarë palestinezë. Në protesta bëhej thirrje për ndalimin e ndërtimit të kolonive të reja izraelite në tokat e pushtuara të Palestinës, si dhe rihapja e zonave të Qytetit të Vjetër të Hebron, të mbyllura që prej sulmit të 1994.