Paditet në SPAK dhëndri i Berishës/ Privatizimi i Partizanit. Padi edhe ndaj Berishës, Imamit
24/11/2020 15:07

Kreu Grupit parlamentar Socialist Taulant Balla, ka dorëzuar një kallëzim penal në SPAK, që e disponon Top Channel, për privatizimin e kompleksit Partizani e denoncuar që tetë vite më parë nga socialistët, si një aferë e pastër korruptive e qeverisë Berisha. Të kallëzuarit janë ish kryeministri Sali Berisha, ish ministri mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë Berisha, përfshi Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Taulant Balla shpjegon përse tani ky kallëzim në SPAK. “Fjala e dhënë nuk shkelet kurrë dhe qytetarëve shqiptarë qytetarëve të Tiranës prej vitit 2012 i kishim premtuar që çështjen e transferimit tek disa ish pronarë të cilët sipas vlerësimeve tona kanë problematika të lidhura me ligjin dhe falsifikimin e dokumentave zyrtare dhe përfshirjen e familjes Berisha të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi por të elementëve të shpërdorimit të detyrës dhe ndikimit të paligjshëm si vepra penale prej vitit 2012 e kemi ndjekur këtë çështje por këtë moment janë vërtetuar të gjitha dyshimet tona sa kohë në një kompleks prej 17 kullash rezulton tashmë të jetë pronar i më shumë se 35% të vlerës të kësaj prone Jamarbër Malltezi tashmë i vërtetuar me shkresa e dokumente zyrtare ne Qendrën e Regjistrimit të Bizneseve”. Në këtë kallëzim thuhet: “Gjatë kohës që vijon procedura e privatizimit nga organet publike Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Ekonomisë dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave, konstatohet se i kallëzuari Jamarbër Malltezi jo vetëm që bëhet përfaqësues ligjor për të gjithë ish pronarët pronarët, por bëhet edhe garantues i marrëdhënies finale të përfitimit të të gjithë sipërfaqes si dhe të qëllimit të realizimit të veprës. Fakt i cili provohet me detyrimin e të gjithë ish pronarëve që ti japin këtij të fundit jo më pak se 5% të vlerës së kthyer duke provuar kështu garancinë 100% që Jamarbër Malltezi ka për përfitimin e kësaj sipërfaqe”.

Top News-Tjetër ‘fole’ prostitucioni në Durrës/ Në hetim 2 braziliane, procedohet pronari i hotelit
17/03 14:07
Top Channel/ Makina plot me armë, policia i pret rrugën me dy automjete, aksion si në filma
17/03 13:50
Top News – Analiza e ‘Europrospects’. Rasti ‘Veliaj’ dhe testi i drejtësisë së re në Shqipëri
17/03 13:22
Top News – Ngërçi për presidentin në Kosovë, ish-zyrtari amerikan: Krizë politike artificiale
17/03 13:21
Top News – Do trafikonte armë dhe tritol në Tiranë, kapet nga policia 46-vjeçari në Shëngjergj
17/03 12:58
Top News- Pse ndryshoi akuza! / Seanca në GJKKO, Elvis Rroshi kërkon shpjegime nga SPAK
17/03 12:55
Top News- Koka e ‘Revanshit’ / Në gjykim 7 persona, 20 të tjerë ende në kërkim
17/03 12:51
“PD bën sikur ka zgjedhje”/ Analistët: Askush s’e lëshon vendin/ Partitë janë shndërruar në dyqane
17/03 12:50
Top Channel/ 12 të martat e shenjta, nis sot pelegrinazhi në kishën e Shën Antonit të Padovës
17/03 12:40
Top Channel/ Gruaja u përplas për vdekje nga autoboti i ujit, bashkëshorti shihet në lot
17/03 12:38
Top Channel/ Tritol ish-policit, pranga autorit! 32-vjeçari lëvizte në Kurbin me të njëjtin mjet
17/03 12:20
Top News – Deklarata nga Selia Blu / Pas Shqipërisë, Irani shtet terrorist edhe nga…PD
17/03 12:05
Top News – Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist. Kuvendi miraton rezolutën e propozuar nga PS
17/03 11:11
Top Channel/ Muçi: Duhet të jeni në anën e duhur jo vetëm kur është në interes të të fortëve
17/03 10:47
Top News – Mijëra euro të padeklaruara dhe kanabis / Dy të arrestuar në Muriqan, nën hetim një polak
17/03 10:45
Top News – IKMT, 11 milionë euro borxhe. Gjysma për prishje të paligjshme të ndërtimeve
17/03 10:13
Top News- Tritoli ndaj agjentit të policisë/ Arrestohet autori i dyshuar, procedohet dhe babai i tij
17/03 10:12
Top Channel/ Kishin fshehur 4.2 kg kanabis në makinë, pranga 2 personave në Muriqan
17/03 10:06
Top Channel/ Digjet automjeti në autostradën Fier–Vlorë, nuk ka të lënduar
17/03 10:05
Top Channel/ Kërkon zëvendësim të masës së sigurimit, zv.drejtoresha e AKSHI-t, mbërrin në GJKKO
17/03 10:03
DIGITALB DIGITALB