Pa maskë dhe lëvizje pas orës 22:00/ Gjobiten 576 qytetarë në 24 orët e fundit
25/11/2020 14:52

576 qytetarë janë gjobitur gjatë 24 orëve të fundit për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si dhe lëvizje pas orës 22:00. Në një njoftim zyrtar, Policia e Shtetit deklaron: “Ndëshkohen me masë administrative 3.000 lekë, 573 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Gjithashtu, ndëshkohen me masë administrative 10.000 lekë, 3 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 573 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 4 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë”. Më tej në njoftim shkruhet: “Gjithashtu, gjatë kontrolleve, pas orës 22:00 janë konstatuar edhe 3 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili. Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave antiCovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat antiCovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00”.

Top News- Gjenden mbi 40 mijë rrënjë kanabisi në Shkodër, e pësojnë 8 kryepleq dhe 2 roje pyjesh
06/07 14:02
Top News- Arrestohet nënkomisari, jepte para me fajde dhe më pas kërcënonte borxhlinjtë
06/07 14:02
Top News- 24 vatra zjarri në 24 orë! 6 ende aktive, problem situata në Elbasan
06/07 13:05
Top News- Flakët “përpijnë” banesat, emergjencat bëjnë bilancet dhe thanë se janë në gatishmëri
06/07 13:04
Top Channel/ Verë dhe Portokalle… “Portokalli” ndez atmosferën në Vlorë, spektakël në Lungomare
06/07 12:28
Top Channel/ Siguria në plazhe, pushuesit të shqetësuar për mungesën e rojeve të sigurisë
06/07 12:18
Top Channel/ Vapa shtoi problemet mendore, mjekët thonë se i nxehti rrit zemërimin
06/07 12:15
Top Channel/ Korriku, si gushti! Shkodër, arrihet numër rekord i personave me probleme nga i nxehti
06/07 12:12
Top Channel/ 70 vizita në ditë, në Vlorë kërkohet ndihmë nga mjekët edhe për problemet me helmimet
06/07 12:11
Top News- Kokainë, kanabis e armë në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Durrës
06/07 12:10
Top Channel/ Urgjencat nga vapa, çdo ditë në QSUT paraqiten 350 persona me probleme nga të nxehtit
06/07 12:04
Top Channel/ “Katër mandate, një rekord”, profili për kryeministrin më jetëgjatë të Shqipërisë
06/07 12:03
Top Channel/ SPAK gjurmon nga TikTok, kërkim për para të pista. Ndjek stilin e jetës së të dyshuarve
06/07 12:02
Top News- Policia aksion në Kukës, arrestohet 53-vjeçari/ Çfarë iu gjet në banesë?
06/07 11:26
Top News- Trup i pajetë në liqenin e Pogradecit, nxirret në breg nga policia
06/07 10:58
Top Channel/ Zjarre në dy transformatorë elektrikë në Kakoz, tre zjarrfikës në vendngjarje
05/07 23:05
Top Channel/ “Bankers”, drejtuesi e ish-drejtuesi në burg. Avokati i Çobos: Ka fituar në Arbitrazh
05/07 22:35
Top Channel/ Telefoni i Laert Haxhiut “ha koka”. Pushohen, drejtori i burgut dhe shefi i policisë
05/07 20:28
Top Channel/ Rrjet prostitucioni me te huaja ne Kavajë. Procedohen edhe 6 shqiptarë
05/07 20:13
Top Channel/ Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët
05/07 19:10