254 qytetarë janë gjobitur sepse po lëviznin pa maska në publik duke thyer rregullat e covid-19. Pas kontrolleve të kryera nga patrullat e përgjithshme dhe ato të policisë rrugore në vend, 254 qytetarë kanë qenë duke lëvizur pa maskë mbrojtëse dhe janë gjobitur me 3.000 lekë secili. Policia e shtetit kërkon zbatimin e masave anti-covid nga të gjithë qytetarët dhe thekson se kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë Shqipërinë.