Presidenti Ilir Meta zgjodhi rrjetin social Facebook për të uruar politikën e Kosovës që bëri të mundur formimin e ushtrisë së saj. Kryeministri Rama priti edhe miratimin e pr.ligjit të dytë në rendin e ditës, atë që kishte drejtpërdrejt lidhje me transformimin e FSK-së në ushtri e Kosovës, pas miratimit të transformimit të Ministrisë për FSK-në në Ministri e Mbrojtjes së Kosovës, për të përshëndetur votimin e zhvilluar këtë të premte historike në Kuvendin e Kosovës. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nxitoi të uronte Kosovën për formimin e ushtrisë, ende pa u miratuar në tërësi të trija projektligjet për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur. “Urime Kosovë për Ushtrinë!”, niste mesazhi i tij në rrjetin social Twitter.