Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, takoi të martën ish-presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe Atifete Jahjaga. Osmani tha se i ka ftuar në takim paraardhësit e saj, për të krijuar një kulturë të re “të memories dhe traditës institucionale”, e cila, sipas saj, është e nevojshme që shteti i Kosovës të ecë përpara.