Pas një vizite intensive dy ditore në Shqiperi dhe takimeve me personalitete të larta të qeverisë, deputetë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, Përfaqësuesja e OSBE-së për Median Dunja Mijatoviç, në një konferencë për shtyp ka sjellë një panoramë të plotë të botës mediatike në Shqipëri dhe problemet e mprehta me të cilat po përballet media dhe gazetarët e një vendi në tranzicion.