Opozita bashkon Dulen e Idrizin/ dy aleatët e PD ende nuk kanë realizuar marrëveshjen për listat
15/01/2021 15:37

Vangjel Dulen dhe Shpëtim Idrizin i bashkoi opozita. Afrimi i PDIU-së në koalicionin opozitar të drejtuar nga Lulzim Basha vuri në pikëpyetje qëndrimin e PBDNJ-së në frontin opozitar, por shumë shpejt çamët e Idrizit dhe dhe përfaqësuesi i minoritetit grek arritën një kompromis të heshtur për të qëndruar bashkë në një koalicion deri ditën e zgjedhjeve Por, me garën elektorale në prag, ujërat në kampin opozitar janë trazuar sërish. Lulzim Basha i duhet të gjejë një të “mesme të artë” për dy aleatët pasi dalja e Idrizit dhe Dules në një listë të përbashkët duket mision i pamundur. Burime nga tryeza e negociatorëve bëjnë me dije për Top Channel se një ndër skenarët e diskutuar është kandidimi i Vangjel Dules në zonën fituese të listës së PD-së në Korçë dhe Shpëtim Idrizit në pjesën fituese të listës së demokratëve në Vlorë. Por, kjo ofertë mesa duket nuk është e mjaftueshme për çamët e Idrizit të cilët kërkojnë më shumë vende në Parlamentin e ri, ashtu sikurse edhe PDBDNJ e Vangjel Dule. Negociatat në selinë blu duket të vështira, ndërkohë presioni është shtuar ditët e fundit pasi edhe republikanët e Fatmir Mediut janë të pakënaqur me ofertën e bere vetëm për një vend te sigurte ne listat e PD-së . Deri me tani Lulzim Basha ka arritur të mbylle marrëveshje vetëm me 3 aleatë, Agrarët e Dukës, LZHK-në e Shehit dhe PDK e Nard Ndokës duke iu dhënë vetëm një vend të sigurt për kryetarët dhe përfaqësim me kandidatë poshtë zonës së sigurt.

Top News- Stuhia e acartë “përpin” SHBA dhe e kthen në “epokën akullnajore”, viktima nga i ftohti
26/01 23:05
Top News- Avioni rrëzohet nga stuhia e dëborës, përmbyset në aeroport, 6 viktima
26/01 23:04
Top News- NATO mesazh të prerë Serbisë për Banjskën: Autorët para përgjegjësisë
26/01 23:02
Top News- Tonelata me kokainë me gjysmë-nëndetëse, trafikantët thyejnë limitet por u dështon plani
26/01 23:01
Top News- Debat +18/ Keijsi s’ia kursen Stenaldos, mollë sherri Baby G
26/01 23:00
Top Channel/ U njoftuan të largohen nga tregu industrial, tregtarët në Vlorë dalin në protestë
26/01 21:24
Top Channel/ Përfshihet nga flakët një banesë në Lushnjë, asfiksohet një 12-vjeçare
26/01 21:19
Top Channel/ Mbyllja e kadastrës së Vlorës, i dërguari politik i qarkut Bledi Çuçi: S’e di, kur?
26/01 21:14
Top News- Zjarr në Lushnjë, asfiksohet 18-vjeçarja nga tymi, rrezikojnë banesat
26/01 21:08
Top News- Kamioni bie në humnerë në Gramsh/ Humb jetën infermierja, plagoset mësuesja e shoferi
26/01 21:02
Top News- Erion Alibej dëshmon për drejtësinë belge, rrëfehet vrasjen e mikut të tij, Arjan Spahiut
26/01 21:00
Top News – Rama: Xhelati i Gazës, Hamasi. Kryeministri inkurajon Izraelin, Netanyahu mesazh Iranit
26/01 20:26
Top News- Babai plagos vajzën në Durrës, ndërhyn qytetari, shpëton 24-vjeçaren
26/01 20:23
Top Channel/ Zbulohet shifra, ja sa hebrenj u strehuan në Shqipëri gjatë pushtimit nazist
26/01 20:03
Top Channel/ Çdo vit 120 raste me kancerin e mitrës, zgjerohet fasha e moshës që do të kryejnë testin
26/01 19:57
Top Channel/ “Shkrihet” kadastra e Vlorës, zyrat do të transferohen në Tiranë
26/01 19:46
Top Channel/ Babai qëllon vajzën me thikë në Durrës, i plagos kolegun që ndërhyri
26/01 19:45
Top Channel/ Kamioni bie në humnerë, humb jetën infermierja në Gramsh, rëndë mësuesja e shoferi
26/01 19:42
Top Channel/ Foltore pa Berishën, qytetarët dhe deputetët mbajnë fjalët e tyre para Kryeministrisë
26/01 19:18
Top Channel/ “Këmbëngulje”, Foltorja e PD, Këlliçi: Ky shtet ka hyrë në ditët numërimit mbrapsht
26/01 18:51
DIGITALB DIGITALB