Operacioni, 3 milionë euro/ Katër shqiptarët pjesë e grupit që trafikoi 1.6 ton kokainë
30/10/2019 19:41

Një vendim i datës 29 tetor, i gjykatës së shkallës së parë pranë Krimeve të Rënda, bëri të mundur sekuestrimin e rreth 3 milionë eurove pasuri. Nga hetimet e Prokurorisë ka rezukltuar se pronat e sekuestruara, të cilat tashmë i kanë kaluar agjensisë për aministrimin e pronave të sekuestruara dhe konfiskuara, rridhnin nga veprimtaritë kriminale të Jetmir Kastratit, Armando Duçjat, Eri Perlingut dhe Dëfrim Eçit. Të katër personat e mësipërm, janë arrestuar gjatë operacionit të quajtur GOLDFINGER, i cili u zhvillua në Danimarkë në 26 qershor të këtij viti. Ata ishin pjesë e 42 persona të arrestuar për trafikimin e 1650 kg kokainë, por edhe armëve. Të katër të arrestuarit, një pjesë të parave të përfituara e kishin investuar në shqipëri në emër të familjarëve të tyre. Një prej të cilëve kishte investuar këto para ishte edhe Astrit Beqiri, kunati i Jetmir Kastratit. Ai u arrestua në Shkoder ditën e operacionit që u zhvilua në disa vende të Bashkimit Europian. Më 25 qershor të këtij viti, Gjykata e Krimeve të Rënda, kërkon sekuestron preventive mbi mbi kompaninë në emër të Astrit Beqiri, si dhe të gjitha aksioneve dhe asetet e kësaj shoqërie. Dy ditë më pas, Prokuroria e Krimeve të Rënda, i drejtohet Qendrës Kombëtare të Biznesit për të kryer sekuestrimin preventiv. Këto është lista e pasurive të sekuestrua; një pulari në Shkodër e quajtur RENS 2015, 10 apartamente banimi në Velipojë, një apartament banimi në shkodër, si dhe 14 automjete të viteve të fundit, vlera e së cilave shkon deri në 3 milionë euro. I gjithë ky operacion u koordinua nga Europol dhe u shtri në disa vende, si Suedia, Gjermania, Holanda, Belgjika Sllovenia dhe Shqipëria. Ditën e operacionit u sekuestruan 40 kg kokainë, mbi 600 mijë euro, arme zjarri, granata, disa automjete dhe objekte te ndryshme me vlerë.

Top News – E kallëzuar për falsifikim vulash, SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj Irena Gjokës
25/03 20:31
Top Channel/ Profili i Saraivës, nga Londra në eliminimin e Nikulajt në Shëngjin
25/03 20:01
Top Channel/ “S’ka drejtësi pa porositësit”! Familja e Nikulajt kërkon zbardhjen e plotë të krimit
25/03 19:56
Top Channel/ Burg përjetë portugezit Saraiva, eliminoi Ardian Nikulajn
25/03 19:55
Top Channel/ PD dhe PS, paqe në tavolinë! Opozita bie dakord për procesin e reformës territoriale
25/03 19:54
Top News – Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, burg përjetë për ekzekutorin portugez
25/03 19:28
Top News – ‘Tym i bardhë’ te territorialja. PS e PD gjejnë dakordësinë për kalendarin e konsultimeve
25/03 15:38
Top Channel/ “Dekriminalizoni shpifjen në media”, BE kërkon reforma dhe transparencë
25/03 15:20
Top Channel/ Gjykata liron protestuesit, u arrestuan më 22 Mars për dhunë e molotovë
25/03 15:17
Top Channel/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motoçikletës
25/03 15:17
Top News – Lirohen protestuesit e PD. Gjykata cakton detyrim paraqitje për 15 qytetarë
25/03 15:08
Top Channel/ “Turizmi” i naftës, shoferët shkojnë në RMV, çmimi 60 lekë më pak
25/03 15:06
Top Channel/ Nafta rrit çmimet e perimeve, importet shtrenjtojnë tregun, ankohen qytetarët
25/03 15:04
Top Channel/ “Denoncoi motrën dhe nipin në polici”, flet vëllai i gruas që u vra nga burri: Dhunues
25/03 14:20
Top News – ‘Raciste dhe e korruptuar’. Berisha komenton deklaratat e komisioneres Marta Kos
25/03 14:08
Top News – Rikthehet ëndrra amerikane. Por me pagesë dhe me kritere të reja për gjininë
25/03 13:30
Top Channel/ Zbulime të reja në Kalanë e Kaninës, gjendjen gjurmë 2400-vjeçare dhe struktura unike
25/03 12:32
Top Channel/ Turizmi në Gjirokastër me probleme! Zhurma dhe stafi i patrajnuar shqetësojnë sezonin
25/03 12:30
Top Channel/ 113 vjet nga tragjedia. Serbët vranë 27 të rinj në Lushnje
25/03 12:30
Top Channel/ Pas dy orësh në SPAK, ish-drejtoresha e AKSHI-t Karçanaj del nga Prokuroria e Posaçme
25/03 12:15