Embargoja ndërkombëtare, që u vendos nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për periudhën 1992-1996, krijoi shumë probleme dhe vështirësi në Jugosllavi dhe pati efekte anësore edhe mbi shtetet fqinje, por, nga ana tjetër, krijoi hapësira dhe mundësi për aktivitete kriminale. Gjatë kësaj periudhe tregu i zi fitoi një rol të dorës së parë në sigurimin e atyre pak mallrave të konsumit që qarkullonin në këto vende. Për shembull, kroatët dhe boshnjakët kishin nevojë për armë, pasi fillimi i luftës i kapi në disavantazh, ngaqë pjesa më e madhe e armëve dhe mjeteve të Ushtrisë Popullore Jugosllave u transferuan në Serbi dhe Mal të Zi, dhe më pas Kombet e Bashkuara vendosën një embargo armësh në vitin 1992.