Në ditën e saj të pestë të punës, Operacioni Forca e Ligjit, u ka dërguar formularin për deklarimin e burimeve të pasurisë, dy personave të tjerë të dyshuar për përfshirje në aktivitete kriminale. Personi i parë, është Arben Isufaj, i njohur ndryshe edhe me nofkën Ben Qimja, me banim në Fier. Sipas policisë, ai rezulton nën hetim në Itali, për veprën penale, Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.