Ditë e tretë e punës së Operacionit Forca e Ligjit ka vijuar me dërgimin e kërkesave për deklarimin e burimeve të pasurisë ndaj tre subjekteve të cilët dyshohen për aktivitetet e tyre kriminale. Bëhet fjale për Dashamir Gjokën, Emiljano Hysenaj dhe kushëriri i tij Edlir Hysenaj, të tre banues në qytetin e Durrësit. Subjekti i OFL-së Dashamir Gjoka, rezulton të jetë i dënuar në Itali për trafikim të qënieve njerëzore. Në vitin 2017, ndaj të njohurit ndryshe Dash Gjoka, bëhet një atentat në zonën e quajtur Katër Rrugët e Shijakut.