OBSH: Vaksina për Shqipërinë/ Mbërrijnë për disa javë që fushata e vaksinimit të vijojë
10/03/2021 15:17

Shefi i ri i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, austriaku Dr Gerald Rockenschaub në këtë dalje të parë publike e vlerëson të stabilizuar situatën e Covid 19 në Shqipëri edhe pse i druan shtameve mutante që po qarkullojnë në Europë e që mund të kenë hyrë edhe në Shqipëri, të cilat mund ta përkeqësojnë edhe më situatën. Dr Gerald Rockenschaub: Me masat e marra se fundmi në fushën e shëndetit publik, shohim një lloj stabilizimi të numrit të rasteve te diganoztikuara me këtë infeksion, një rënie të lehtë, por nuk mund të jemi të qetë, pasi ajo që po shohim është qarkullimi i shtameve mutante të virusit në një numër të madh vendesh të Europës dhe ne jemi të shqetësuar se ato mund të kenë ardhur edhe në Shqipëri. I pyetur në lidhje me kapacitetet tona për të përballuar këtë situatë, Rockenschaub shikon problem ikjen e mjekëve të mirë dhe kthimin e besimit të qytetarëve në sistemin shëndetësor. Dr Gerald Rockenschaub: Çështje kritike mbetet nevoja për të adresuar disa mungesa në burimet njerëzore në sektorin shëndetësor pasi fatkeqësisht një numër mjekësh të mirëformuar dhe me eksperiencë të mirë kanë shkuar të punojnë jashtë duke lënë disa boshllëqe pas. Ne mendojmë se qeveria ka filluar ta parandalojë këtë fenomen duke ndërmarrë disa hapa sic është rritja e pagës me qëllim që mjekët të qëndrojnë në vendin e tyre por ende mbetet për t’u bërë sic është përmirësimi dhe rritja e besimit në sistemin shëndetësor publik, i cili mbetet ende kritik. Në lidhje me vaksinat të cilat deri më tani qeveria i ka siguruar direkt nga kompania Pfizer, Dr. Rockenschaub thekson se OBSH po përshpejton mbërritjen e një sasi AstraZeneca nga Covax.

Top News – Shqipëria lë pas vetëm Kosovën. Rritja e pagave nuk mjafton, mbetemi të fundit në rajon
09/04 12:19
Top News-‘Ligj klientelist, cenon integrimin’. Tabaku kundër nismës së Sinajt për ‘portet turistike’
09/04 12:01
Top News – Balla e Bardhi përplasen për BE, debate për ligjet e integrimit
09/04 11:48
Top News – Shehaj shpërthen në Kuvend: S’jeni mësuar me interpelanca që ju djegin, jepni llogari!
09/04 11:46
Top News-Korreshi tallet me ministren e Shëndetësisë:Thojini që i ka dalë rroga, le të vijë në punë!
09/04 11:46
Top News- PS e PD, kush e do më shumë BE? Balla: S’keni votuar 23 ligje! Bardhi: Na keni përjashtuar
09/04 11:43
Top News – Orë vendimtare për Viktor Orban / Trump mund të humbasë mikun më të mirë në Evropë
09/04 11:41
Top News – Zhytje e zjarrtë me 40 mijë km në orë / Ekuipazhi i ARTEMIS II kthehet ‘me gjëra të mira’
09/04 11:19
Top News – 100 sulme në vetëm 10 minuta / Izraeli rrafshon Libanin, dita më vdekjeprurëse e luftës
09/04 11:18
Top News -‘Nuk ishte aty kur ne kishim nevojë’ / Trumpit nuk i del e keqja me NATO-n, sërish kritika
09/04 11:10
Top News- Ushtria amerikane mbetet pranë Iranit / Trump kërcënon me veprime nëse prishet armëpushimi
09/04 11:10
Top News – Izraeli në ‘luftë të përjetshme’…ndërsa SHBA dhe Irani flasin për armëpushim
09/04 11:10
Top News – Praktika e njësuar e GJL: Arrest me burg për të gjithë, apo shqyrtime individuale?
09/04 10:56
Top News – Katër vite për një operacion. Trauma në kolaps, mijëra pacientë në listën e pritjes
09/04 10:23
Top Channel/ Rritja e çmimeve, Braçe shkon në Kuvend me qese me domate
09/04 10:22
Top Channel/ Rishikimi i praktikës për arrestin në burg, mblidhen Kolegjet e Bashkuara
09/04 09:49
Top News – ‘Armëpushimi u shkel’. Irani – U sulmua Libani, SHBA e do ‘tortën’ për vete
09/04 09:44
Top News – Irani e SHBA ulen në tryezë. Negociata mes armëpushimit të brishtë
09/04 09:44
Top News- “Audi” nuk i bindet policisë në Fier, tenton të largohet por përplaset me mjet tjetër
08/04 22:39
Top Channel/ 40-vjeçari tenton t’i arratiset policisë, por aksidentohet! Niset drejt urgjencës së Fierit
08/04 22:29