Presidenti amerikan, Barak Obama tha se lufta kundër karteleve të drogës nuk do të fitohet nëse nuk forcohen ekonomite e vendeve të Amerikës Latine. Gjatë një konference për shtyp me presidenten e Kosta Rikës, Laura Chinchilla, Obama tha se organizatat kriminale lulëzojnë në vendet me ekonomi të dobët.