Nuk zbatuan masat anticovid, gjobiten 459 qytetarë
06/01/2021 14:08

459 qytetarë janë ndëshkuar me gjobë nga policia për shkak se nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Sipas policisë, 445 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse dhe janë gjobitur me 3 mijë lekë gjobë. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 5 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë administratorin e një subjekti, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 13 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili. Njoftimi i policisë: Kontrolle të vazhdueshme në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave anticovid. Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 459 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 445 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Top News – Kosova ende pa një emër për President. Afati drejt fundit, mungon ‘tymi i bardhë’
04/03 12:14
Top News – Lufta ‘ngrin’ rezervimet e pushimeve. Konflikti Izrael-Iran tremb shqiptarët
04/03 12:14
Top News – Bllokohen pajisje elektronike në Rinas. Doganat: Do ndalohet çdo tentativë abuzimi
04/03 12:09
Top News – Ndërron jetë 10-vjeçari. Tragjedi në Itali, vogëlushi shqiptari po luante me shokët
04/03 12:05
Top News – ‘Hapen portat e ferrit…’, dita e pestë / Izraeli, sulme të reja mbi Iran dhe Liban
04/03 11:58
Top News – Lufta në Lindjen e Mesme. SHBA largon personelin nga Ambasada në Qipro
04/03 11:58
Top News – SHBA nuk e di pse e sulmoi Iranin…Trump dhe Rubio japin ‘versione’ të ndryshme
04/03 11:58
Top News – Sulmi kundër Iranit është i paligjshëm! Macron në kurs përplasjeje me Donald Trump
04/03 11:51
Top News – Lufta po prek çmimin e karburantit. Tabaku e Braçe ngrejnë zërin: Spekulim tregtar
04/03 11:45
Top News-Përplasen makinat në aksin Fier-Vlorë.Nga aksidenti vetëm dëme materiale, nuk ka të lënduar
04/03 11:41
Top News – Ndjekja përfundon keq për “Shqiponjat”. Plagosen dy efektivë, arrëstohet i shumëkërkuari
04/03 11:40
Top News – Ia mbylli bazat ushtarake SHBA-së / Trump kërcënon Spanjën me ndalimin e tregtisë
04/03 11:40
Top News – Irani, ‘kontroll të plotë të Hormuzit’ / Mbyllet Ngushtica më e rëndësishme në botë
04/03 11:39
Top News – ‘Nëna e të gjitha bombave…’ / Trump kërcënon me përshkallëzim të luftës në Iran
04/03 11:39
Top Channel/ Përplasen dy makina në Vlorë, ‘Mercedes’ i pret rrugën ‘Pasat’, përfundojnë në kanal
04/03 10:57
Top Channel/ Operacioni për kapjen e një të kërkuari në Dibër, plagosen dy efektivë të “Shqiponjave”
04/03 10:56
Top News – Përplasja për banorët e Rrjollit. PS kërkon përjashtimin nga Kuvendi të Agron Shehajt
04/03 10:29
“Fiori, jemi pa gjumë”/ Artur Bibe live nga Izraeli: Vendi nën terror/ Trump gati ushtarët në Iran
04/03 09:49
Top Channel/ Berisha nga Durrësi: Qeveria braktisi 600 familje nën ujë, vodhi fondet dhe refuzoi…
03/03 21:02
Top Channel/ ‘Me 12 mars të gjithë para parlamentit’, Berisha paralajmëron protestën: Është gjyqi….
03/03 20:37
DIGITALB DIGITALB