Aktorja Tinka Kurti e ftuar në emisionin “Déjà Vu” dt 20 Mars 2009, për nje interviste fotografike me Mustafa Nanon, tregon përmes fotove jetën, karrierën, punën dhe historinë e saj familjare. Tregon për Shkodrën, traditën shkodrane, etnografinë, kalanë e Shkodrës “të bukurë e dheut” ashtu si Tinka e quan dhe punën e saj si cicerone në rininë e hershme. Ekzpozita fotografike e ngacmon për të treguar dhe për kontributin e saj të vecantë në artin shqiptar.