Nostalgji: “1001 Pse”, Premierë, 24 Mars 2020
24/03/2020 16:01

Programi “1001 Pse”, është një format familjar me autorësinë e Gert Izetit, regjinë e Redi Mullai, në drejtimin e Arbana Osmanit dhe me një kast fëmijësh. Në këtë program të rriturit te ballafaqohen me botën e fëmijëve dhe fëmijët rrëmojnë me naivitetin e tyre për të mësuar më shumë nga bota e të rriturve. Pyetjet me anë të të cilave fëmijët u drejtohen të ftuarëve Vip në kete program, do t’i vënë ata në vështirësi, duke prodhuar humor impresionues. Nje gje është e sigurtë, ata nuk janë të turpshëm. Ky program ka shumë elemente argëtues dhe një nga këto është “Kamera gazmore”, ku në bazë të saj ka inserte me intervista te femijeve si dhe me “kurthet “ që ju ngrihen në këtë pjesë, duke na sjellë nje pjesë të botës mahnitëse, krijuese dhe kurioze të fëmijeve. Fëmijët në këtë puntatë janë Anja Kacaj,Gedi Lesi,Bjork Alia,Edis Hasa,Noelia Bualli,Henri Filaj,daniel Zenelaj,Laura Bejko,Ana Maria Merkuri,Endi Bajraktari. Kurse Vipat janë Xhemi Shehu, Florian Binaj dhe Marin Orhanasi.