Cristiano Ronaldo nuk po kalon momentin më të mirë, për sa i përket lojës së futbollit. Sulmuesi i Realit të Madridit kërkon të harrojë pikëpyetjet që janë ngritur rreth paraqitjeve të tij, me anë të një spoti për markën e tij të kufjeve, një spot që përkufizohet si surrealist.